Tonali e kuptoi menjëherë që Tottenhami ishte destinacioni i radhës NULL NULL 01.08.2026 14:27 01.08.2026 14:27 Mesfushori i Tottenham Hotspurs, Sandro Tonali, ka zbuluar prapaskenat e transferimit te ky klub gjatë kësaj vere. Ai tha se ka qenë në bisedime edhe me një klub tjetër, porse e kishte kuptuar menjëherë se ku do të përfundonte. “Kam biseduar me një klub tjetër, por pas 10-15 minutash e kuptova se Tottenhami do të ishte skuadra ime e ardhshme”, tha ai. Përfaqësuesi i Italisë kaloi te londinezët nga Newcastle United për një shumë prej 117 milionë eurosh.