Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht NULL NULL 01.08.2026 14:45 01.08.2026 14:45 Foto ilustruese / MPB e Maqedonisë së Veriut Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç). Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes, raporton Klankosova.tv. “G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së maqedonase. /Klankosova.tv