Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Sot shpallet aktgjykimi

NULL NULL
10.07.2026 07:25

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.

Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30, transmeton Klankosova.tv.

Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik  Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.

lajme të ngjashme