Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Katër fëmijë vdiqën nga uria në spitalin Kamal Adwan NULL NULL 29.02.2024 21:27 29.02.2024 21:27 Foto nga arkiva. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe katër fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan. Në njoftimin e kësaj ministrie është bërë e ditur se këta fëmijë kanë vdekur nga dehidratimi dhe uria. Ministria ka njoftuar me vdekjen e këtyre katër fëmijëve, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria këtë javë, ka shkuar në 10. Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kishin paralajmëruar këtë javë se mijëra persona mund të vdesin nga uria në ditët në vijim nëse ndihma e duhur humanitare nuk arrin të gjitha rajonet e Gazës.