Ministri Liburn Aliu shkon në Beograd për ujdinë e hekurudhave (FOTO) NULL NULL 13.09.2021 10:49 13.09.2021 10:49 Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd. Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave, njofton Klankosova.tv. FOTO: Printscreen Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb, njofton Klankosova.tv.