Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri i Jashtëm çek kritikon propagandën e Putinit

NULL NULL
19.04.2025 23:49

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, u ka kërkuar njerëzve që të mos bien në “propagandën” e presidentit rus.

Ky reagim i tij vjen pasi sot Vladimir Putin kishte deklaruar se ushtria ruse për Pashkët do të ndalojë të gjitha sulmet mbi Ukrainë.

“Sirenat e sulmit ajror në të gjithë Ukrainën u dëgjuan vetëm pak minuta, pasi u shpall i ashtuquajturi armëpushim i Pashkëve, tregojnë se sa serioz është në të vërtetë Putini”, tha ai.

“Ukraina pranoi armëpushimin një muaj më parë, Putin vazhdon të sabotojë çdo hap drejt paqes”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme