Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri gjerman i Mbrojtjes: S’është marrë asnjë vendim për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

NULL NULL
05.03.2024 18:10
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim politik për dërgimin e raketave të lundrimit Taurus në Ukrainë.

Pistorius i bëri këto komente pas zbulimit të një telefonate midis zyrtarëve ushtarakë gjermanë që u përgjua nga Rusia.

Gjatë telefonatës, oficerët kishin diskutuar përdorimin hipotetik të raketave Taurus për të sulmuar urën e Kerçit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka asnjë vendim politik, as nga kancelari dhe as nga unë për të vendosur Taurus në Ukrainë”, është shprehur ai.

Ai shtoi se aleatët e Gjermanisë nuk janë të mërzitur nga kjo gjë dhe u shpreh se i informoi dje partnerët e tij në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar se ishte një gabim individual.

“Ata nuk janë të zemëruar apo të mërzitur me Gjermaninë sepse e dinë që ne kemi rregulla dhe se gjëra të tilla mund të ndodhin”, është shprehur tutje ai.

lajme të ngjashme