Milan transferon mesfushorin nga Prishtina e Re NULL NULL 13.01.2026 13:37 13.01.2026 13:37 Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka nënshkruar me Rossonerët. Se futbolli nuk ka limite, dhe lojtarët cilësorë edhe nga Kosova mund të luajnë në klubet e mëdha, kjo u zyrtarizua pak minuta më parë, raporton Klankosova.tv Gjiganti evropian AC Milan ka njoftuar blerjen e Aron Babajt, i cili do t’i bashkohet Projektit Milan Futuro, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talentëve të rinj.