Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan” (VIDEO) NULL NULL 28.06.2026 11:08 28.06.2026 11:08 Në Gazimestan kanë filluar të mblidhen një numër i serbëve të cilat e shënojnë sot të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”. Në vendin e ngjarjes vërehen një numër i madh i policëve që kanë dalur për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, derisa po kryhen edhe kontrolle të rrepta. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident. Klan Kosova po e përcjellë ngjarjen nga afër.