Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësohet ora kur do të ngjiten në ring Prenga – Joshua

NULL NULL
25.07.2026 22:09

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për t’u përballur me britanikun Anthony Joshua në një duel që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Për Joshuan, kjo ndeshje shërben si rikthim në ring para përballjes së shumëpritur me Tyson Furyn, e planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

Sipas mediave britanike, për shkak të ndeshjeve paraprake mund të ketë vonesa në program, ndërsa dueli mes Prengës dhe Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

lajme të ngjashme