Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha NULL NULL 28.06.2026 11:09 28.06.2026 11:09 Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet në rrethrrotullimin e Rinasit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, një 31-vjeçar nga Lezha. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bazuar në informacionet operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Black 2”, e lokalizuan atë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku e kapën dhe e arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.