Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milan barazon me Sassuolon

NULL NULL
14.12.2025 15:26

Ndeshja e parë e ditës së diele në kuadër të xhiros së 15-të, në Serie A, në mes Milanos dhe Sassuolos, përfundoi me barazim 2:2.

Lideri aktual luajti më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, krijoi më tepër raste, mirëpo ishin mysafirët ata të cilët shënuan të parët përmes Ismael Kone, në mundësinë e parë që iu shfaq Sassuolos.

Mirëpo, nuk vonoi shumë kur Milan pas dy rasteve shumë të mira dhe intervenimeve të Aro Muric, mbrojtësi i ri Davide Bertesaghi e barazoi rezultatin, që rezultoi të ishte final i pjesës së parë.

Ende pa u ulë mirë tifozët në karriget e tyre në pjesën e dytë, mbrojtësi Bertesaghi realizoi edhe golin e dytë personal të tij, dhe epërsinë e parë të Milanos.

Megjithatë, gjërat ndryshuan në vazhdim. Sassuolo luajti më përpara e Milan mbrohej, që rezultoi taktikë e gabueshme. Armand Lauriente e batazoi rezultatin pas një akcioni perfekt, dhe këtu u mbyll gjithçka.

Milan mbetet lider me 32 pikë, Sassuolo shkoi në kuotën e 21 pikëve.

lajme të ngjashme