Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mijëra njerëz marshojnë kundër antisemitizmit në Londër

NULL NULL
26.11.2023 18:24

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në qendër të Londrës në një protestë kundër antisemitizmit.

Organizatorët vlerësuan se 60,000 persona morën pjesë në marshimin e parë të këtij lloji që nga fillimi i luftës Izrael-Gaza, përfshirë ish-kryeministrin Boris Johnson.

Tubimi vjen mes një rritjeje të madhe të krimeve të urrejtjes, veçanërisht kundër komunitetit hebre të kryeqytetit.

Themeluesi i Ligës së Mbrojtjes angleze, Tommy Robinson – të cilit organizatorët i kërkuan të mos merrte pjesë – u hoq nga policia.

Kishte pasur shqetësime se ai mund të prishte demonstratën. Policia  më vonë tha se një 40-vjeçar ishte arrestuar afër vendit ku u nis marshimi.

Turma e madhe u mblodh jashtë Gjykatave Mbretërore të Drejtësisë dhe mori rrugën përgjatë Ëhitehall-it për në Sheshin e Parlamentit, ku u mbajt një tubim.

Fushata kundër Antisemitizmit vlerëson se marshimi i së dielës është grumbullimi më i madh i këtij lloji që nga Beteja e Cable Street në vitin 1936, kur mbështetësit e Unionit Britanik të Fashistëve u ndaluan të marshonin në lindje të Londrës, një zonë me një popullsi të lartë hebreje në atë kohë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme