Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi nuk kishte pasur asnjë për të emëruar lojtarin e Anglisë që mund të kishte luajtur me të në Barcelonë

NULL NULL
15.03.2025 09:29

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ishte menduar gjatë kur ishte pyetur  për lojtarin ‘e jashtëzakonshëm’ të Anglisë që mund të kishte luajtur me të te Barcelona.

Në vitin 2015 i pyetur se cilët lojtarë anglezë do të lulëzonin në top ligën e Spanjës, argjentinasi u përgjigj direkt.

“Rooney ka cilësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm aftësi të shkëlqyera teknike, por gjithashtu punon shumë për ekipin e tij. Jam i sigurt se Manchester United nuk do ta lërë kurrë të largohet”, kishte thënë Messi, transmeton Klankosova.tv

Ndjenja është e ndërsjellë pasi Rooney i ktheu komplimentin teksa e quajti Messin si më i miri përpara ish-bashkëlojtarit të tij në Man United, Cristiano Ronaldo.

Wayne Rooney dhe Lionel Messi gjatë finales së Champions League 2008/09. Imazhi: Getty

“Mendoj se Messi, ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ishte shprehur Rooney.

Ndryshe, Messi luajti tek Barcelona me disa shokë elitarë, duke përfshirë Andres Iniesta, Xavi, Neymar dhe Luis Suarez gjatë kohës së tij në Camp Nou.

lajme të ngjashme