Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi do të kthehet te Barcelona, thotë djali i Maradonës

NULL NULL
25.02.2022 11:25

I biri i Diego Armando Maradonës, Diego Sinagra, e ka shprehur besimin që Lionel Messi do të kthehet te Barcelona – madje ndoshta verën që po vjen.

Messi e filloi karrierën te Barcelona më 2004, dhe nga ai vit e ndihmoi klubin t’i fitojë 34 trofe, përfshirë edhe 10 tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, argjentinasi vitin e kaluar u transferua te gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ku nuk po duket se po i kalon ditët më të lumtura.

“Jam i bindur që Lionel Messi do të kthehet te Barcelona. Ndoshta hiç më larg se në verën e ardhshme,” ka thënë Sinagra.

“Qartazi ai është lojtar shumë i mirë, dhe kur luan asisoj, e dëshmoi kudo që ai është. Por vendi i tij është te Barcelona, pa dyshim”.

lajme të ngjashme