Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meriton Korenica shpallet lojtari i muajit te Cluji 

NULL NULL
05.03.2025 15:10

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është shpallur “lojtar i muajit” te skuadra e Clujit.

Ai ka mposhtur bashkëlojtarët e tij, Louis Munteanu dhe Mohammed Kamara, pas një periudhe të shkëlqyer me klubin rumun, njofton Klankosova.tv.

Korenica ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 28 ndeshje gjatë këtij sezoni në Ligën e Rumanisë.

Në një njoftim të skuadrës, janë theksuar performancat e shkëlqyera të Korenicës, i cili ka fituar zemrat e tifozëve dhe është shpallur më i miri për muajin shkurt.

“Felicitation Meriton! Jemi krenarë për ty”,  shkruhet në postimin e skuadrës pas shpalljes së tij fitues.

 

lajme të ngjashme