Mëngjesi me smoothie të gjelbër për më shumë energji NULL NULL 04.06.2018 09:00 04.06.2018 09:00 Lëngu i quajtur “Super 7” përmban shtatë ushqime shumë të shëndetshme, të cilat së bashku formojnë një ‘bombë’ me vitamina. Smoothie e gjelbër, recetën e të cilit e gjeni më poshtë, është fantastik për ta nisur ditën pasi merrni vitaminat e duhura që do t’iu mbushin me energji. Përbërësit: 2 filxhanë qumësht bajamesh 1 banane 1 portokall Gjysmë filxhani mjedra 5 luleshtrydhe të madhësisë së mesme 3 gjethe të freskëta spinaqi 2 filxhanë me akuj Përgatitja: Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe preni në copa të vogla. Më pas, vendosni të gjitha në blender (mikser elektrik) derisa masa të jetë homogjene. Konsumojeni këtë lëng të freskët. Ju bëftë mirë! /Klan Kosova