Mediat izraelite thonë se Hamasi i ka dërguar Izraelit një listë të pengjeve që do të lirohen nesër NULL NULL 24.11.2023 22:46 24.11.2023 22:46 gaza luftime izrael Mediat izraelite, duke cituar një zyrtar izraelit, po raportojnë se Hamasi i ka dërguar Izraelit një listë të pengjeve që thuhet se do t’i lirojë nesër. Ndërkaq, Izraeli nuk publikon listën e njerëzve që do të lirohen para se ata të lirohen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pasi Izraeli të ketë verifikuar listën, duhet të dërgojë një listë të të burgosurve palestinezë që do të lirohen në këmbim.