Me vajzën e tij rikrijoi fotografitë që kishte me gruan e vdekur NULL NULL 12.09.2015 17:29 12.09.2015 17:29 Ka tre vjet që kur Rafael Del Col ka mbetur i ve. Kjo sepse gruaja e tij Tatiane, vdiq në një aksident duke e lënë të vetëm atë me vajzën Raisa që atëbotë nuk kishte mbushur vitin, transmeton Klan Kosova. Kështu që ai i ka rikrikuar fotografitë që kishte bërë me gruan e tij, e tash në vend të Tatiane është vajza e çiftit 3 vjeçarja, Raisa. Fotografitë origjinale janë bërë në vitin 2009 një javë përpara dasmës së çiftit. Në fotografitë e rikrijuara Raisa, i ka të njëjtat aksesor që kishte Tatiana në kohën kur bënë këtë sesion të fotografive.