Më në fund: Instagrami lejon editimin e mesazheve në DM NULL NULL 04.03.2024 20:17 04.03.2024 20:17 Opsioni për editim të mesazhe të dërguara në DM të Instagramit. Foto: Meta Platforma Instagram pati lansuar mjetin për mesazhe direkte qysh më 2013, por telashi më i madh me të cilin janë përballur përdoruesit e tij ka qenë fakti se nuk ke pasur mundësi të editosh mesazhet e dërguara. Por, kjo ka ndryshuar sot. Kompania prapa platformës, “Meta”, sapo ka lëshuar një azhurnim për aplikacionin që më në fund mundëson editimin e mesazheve të dërguara në DM, por me një kusht: keni vetëm 15 minuta kohë për të bërë ndonjë ndryshim, raporton “engadget”, transmeton Klankosova.tv. Kështu funksionon: porsa ta dërgoni një mesazh dhe e kuptoni se keni bërë një gabim të madh, thjesht klikoni mbi mesazh dhe mbajeni të shtypur atë. Pastaj ju shfaqet një menu me disa opsione. Kërkojeni opsionin “edit” dhe bëni ndryshimet e dëshiruara. Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që vjen sot me azhurnimin e ri për DM-të. Ju mund të bëni “pin” deri në tri mesazhe të preferuara DM në majë të “feed”-it, që është shumë e dobishme për biseda që vazhdojnë. Kjo mund të bëhet me biseda standarde një-me-një ose edhe me biseda grupore. Thjesht mbajeni të shtypur “tab”-in e bisedës, pastaj ju shfaqet një menu në të cilën e keni opsionin “pin”. Opsioni për “pin” në Instagram DM. Foto: Meta Veç këtyre ndryshimeve, pjesa tjetër e këtij azhurnimi ka të bëjë me kozmetikë. /Klankosova.tv