Mbyllet pjesa e parë në Suharekë, Ballkani avancon ndaj Ferizajt (VIDEO) NULL NULL 14.03.2025 14:48 14.03.2025 14:48 17 minuta rezistoi Ferizaj në Suharekë. Pas kaq kohë lojë në stadiumin e qytetit, sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji i dha epërsinë Ballkanit. Kampioni në fuqi arriti ta menaxhojë pjesën e mbetur, duke shkuar në pushim me avantazh 1-0, raporton Klankosova.tv. Ky duel është i vlefshëm për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, teksa deri sot suharekasit me 40 pikë, gjenden në pozitën e dytë në tabelë, plot 13 më pak se Drita e vendit të parë. Ndërkaq skuadra e Ferizajt, po vazhdon të luftojë për të mbijetuar në elitën futbollistike. “Ujqit” kanë grumbulluar 32 pikë dhe janë në garë të rreptë me Prishtinën e Dukagjinin që kanë nga një më pak, Suharekën me 29 sosh dhe Llapin që ka 26 pikë. Nga këto pesë skuadra, njëra do t’i bashkangjitet Feronikelit’74, i cili veç thuajse është në Ligën e Parë, kurse një tjetër do të luaj në barazh, njofton Klankosova.tv. Ndeshja Ballkani – Ferizaj, po shfaqet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!