Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbreti i Norvegjisë kthehet në shtëpi pas shtrimit në spitalin e Malajzisë

NULL NULL
03.03.2024 10:08
Mbreti Harald i Norvegjisë

Mbreti Harald i Norvegjisë është larguar nga spitali në Malajzi pasi është pajisur me një stimulues kardiak pasi u sëmur gjatë pushimeve.

Ai do të vazhdojë shërimin e tij në një spital norvegjez, thuhet në një deklaratë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Madhështia e tij do të jetë në pushim mjekësor për dy javë”, tha pallati mbretëror. “Princi i kurorës në atë periudhë do të jetë regjent dhe do të marrë përsipër detyrat kushtetuese të Mbretit.”

Në moshën 87-vjeçare, mbreti Harald është monarku më i vjetër në fuqi në Evropë. Ai u bë mbret më 17 janar 1991.

lajme të ngjashme