Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike u kryen gjatë vitit të kaluar në SHSKUK NULL NULL 14.02.2025 15:18 14.02.2025 15:18 Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë realizuar në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, gjatë vitit 2024, numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitin 2023. Siç bën të ditur SHSKUK, ky numër i rritur i Rezonancave Magnetike (MRI), është arritur, falë investimeve që janë bërë në aparaturë në QKUK dhe dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Pejës. “Po ashtu, rritja e vëllimit të punës ka ndikuar që dukshëm të ulet lista e pritjes. Në tre Rezonancat e QKUK-së, janë kryer mbi 12 mijë MRI, ndërsa në Spitalin e Pejës, mbi 2 mijë e 500 dhe ne Spitalin e Prizrenit, mbi 1 mijë 500”.