May i Queen: Pse na urren bota kaq shumë? NULL NULL 24.05.2017 09:47 24.05.2017 09:47 Kitaristi legjendar i grupit Queen, Brian May, ka folur për sulmin në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 mbetën të lënduar. Ai ndau pikëllimin e tij me rastin tragjik që preku gjithë botën. “U zgjova këtë mëngjes dhe pashë lajmin për Manchesterin, dhe gjëra e parë që bëra ishte të postoj në Twitter për të, ta shpreh dhimbjen dhe ndjeshmërinë time për këta njerëz”, tha May për NME. “Kishte nëna atje që nuk e dinin nëse fëmija i tyre ishte gjallë apo jo. Është gjëja më e tmerrshme. Për mua, është gati e pamundur që të imagjinohet lloji i urrejtjes që duhet të ekzistojë në dikë nëse ata do t’i bombardonin fëmijët”. “Sigurisht, duhet ta shohësh sigurinë, por çfarë duhet të bësh që është më e rëndësishme është që t’i gjesh shkaqet e fshehta. Pse kjo botë na urren aq shumë? Ka arsye për këtë dhe besoj se duhet të zbërthejmë gjithçka që ka ndodhur më parë dhe të fillojmë prapë”.