Maqedoni e Veriut: Nuk miratohet ligji për lojërat e fatit, mbyllet procedura NULL NULL 14.03.2024 12:36 14.03.2024 12:36 Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Alsat Ligji për lojërat e fatit nuk kaloi në Kuvend të Maqedonisë së Veriut. Ligji në fjalë u hodh sërish në votim pasi presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin. Pro votuan 51 deputetë, derisa për miratimin e tij nevojiteshin 61 vota. Shërbimet e Kuvendit sqaruan se aty përfundon procedura për këtë ligj./alsat-m