Mallorcës s’i mjafton goli i Muriqit, Reali fiton në “Bernabeu” NULL NULL 30.08.2025 23:34 30.08.2025 23:34 Real Madridi e ka mposhtur Mallorcën me rezultat 2:1 në “Santiago Bernabeu”. Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, pasi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi arriti të realizonte gol të rrallë, me shpinë, për t’ia dhënë epërsinë fillestare Mallorcës në minutën e 18-të. Reali s’u dorëzua në pjesën e parë, ku në minutën e 37-të, talenti turk, Arda Guler, barazoi shifrat në 1-1. Ndërsa, vetëm një minutë më vonë, “Los Blancos” kaluan në epërsi pas golit të Vinicius Junior, njofton Klankosova.tv. Në pjesën e parë, Mbappe shënoi edhe një herë por që u bë goli i dytë i anuluar brenda 45 minutave. Ndërsa, në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe një herë me anë të Gulerit, por që goli u anulua sërish, këtë herë për prekje me dorë. Aktualisht, Reali gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë, ndërsa Mallorca në vendin e 18-të me një pikë.