Mac Miller do të kujtohet përmes një koncerti NULL NULL 03.10.2018 21:04 03.10.2018 21:04 Jeta dhe vepra e Mac Miller do të kujtohet përmes një koncerti të madh, ku do të performojnë miqtë, artistë të të ndjerit. Chance Rapper, John Mayer, Travis Scott janë disa nga artistët që do të performojnë – në këtë ngjarje do të hapet edhe një organizatë bamirëse për të siguruar edukimin për art në komunitetet e varfra. Fitimet e biletave nga koncerti do të shkojnë për ‘The Mac Miller Circles Fund’ që synon të ofrojë burime dhe mundësi për të studiuar artin për të rinjtë që nuk kanë mundësi. Koncerti do të mbahet më 31 tetor në Los Angelos, transmeton Klan Kosova Mac Miller, ish i dashuri i Ariana Grande’s, ka ndërruar jetë më 8 shtator 2018, pasi dyshohet se kishte probleme me abuzim të substancave narkotike në të kaluarën. klankosova.tv