Lufta në Iran rrit kërkesën për makina elektrike NULL NULL 27.04.2026 08:44 27.04.2026 08:44 Rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme po shtyn konsumatorët globalisht drejt automjeteve elektrike. Në Australi dhe tregje të tjera, shitjet e makinave elektrike, veçanërisht ato të përdorura, janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet kanë pësuar rritje deri në 20%. Tendencë pozitive është regjistruar edhe në SHBA, Kinë dhe Vietnam, ku prodhuesit raportojnë rritje të fortë të shitjeve. Ekspertët vlerësojnë se krizat e njëpasnjëshme të energjisë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet aktuale, po përshpejtojnë kalimin drejt alternativave si automjetet elektrike. Nëse çmimet e karburanteve mbeten të larta, pritet që ky trend të forcohet edhe më tej në muajt në vijim./Klankosova.tv