Londër, vdes boksieri pas goditjeve në ring NULL NULL 13.05.2024 00:26 13.05.2024 00:26 Fotografi e marre ne internet nga vendi i ngjarjes; Ka vdekur boksieri Sherifdeen Lawal pasi u ndesh në përballjen e parë me rivalin Malam Varela, kjo pas goditjeve në ring që pati sonte në Londër të Britanisë së Madhe. Aty sonte pati për t’u ndeshur edhe boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, me Joshur Quartey. Turneu i boksit është ndërprerë për shkak të vdekjes së boksierit Lawal. Ditët në vijim pritet që të caktohet një datë e re për riorganizimin e eventit, shkruan Klankosova.tv Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar menaxheri i boksit, Sali Ajdini, i cili ishte aty i pranishëm kur ndodhi ngjarja. Kurse, mediat në Shqipëri kanë siguruar një video ku shihet duke iu dhënë ndihma e parë Lawal, e cila është si në vijim: