Liverpooli në frymën e fundit nxjerr fitore ndaj Brentfordit NULL NULL 18.01.2025 17:58 18.01.2025 17:58 Darwin Nunez feston pas shënimit të golit për Liverpoolin ndaj Brentfordit, 18 janar, 2025. Foto: AP Liverpooli vuajti shumë si mysafir i Brentfordit. Vetëm në minutat shtesë, Darwin Nunez, që u inkuadrua në minutën e 65-të si zëvendësues i Diazit, arriti të shënojë dy gola të shpejtë për të siguruar fitoren e shumëdëshiruar të ekipit të tij në mënyrë që të vazhdojë të mbajë kreun. Golin e parë, uruguajani e shënoi në minutën e parë shtesë, ndërsa të dytin, në minutën 93. Me këtë fitore, Liverpooli është 7 pikë mbi Arsenalin që ka 43 pikë, kurse Brentfordi rri në pozitën e 11-të me 28 pikë të tubuara nga 21 xhiro.