Liverpool – Milan mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 15.09.2021 18:19 15.09.2021 18:19 Derbi në mes Liverpoolit dhe Milanit, në kuadër të Ligës së Kampionëve që nis nga ora 21:00 do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova. Në këtë takim, të dy skuadrat kanë nga tri mungesa, ku në sy bie ajo e Milanit që nuk mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Përveç Ibrës, Milan nuk mund të llogaris as në shërbimet e Bakayoko e as të Krunic, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, Jurgen Klopp, për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në Elliot, Roberto Firmino e Williams. Kujtojmë se ndeshjen Liverpool Milan, mund ta ndiqni edhe përmes Live Updates në Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.