Edi lë shtëpinë! (VIDEO) NULL NULL 25.11.2024 21:02 25.11.2024 21:02 01:30 – Pse u largua Edi nga shtëpia? Flasin opinionistët Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë komentuar daljen e Edit nga shtëpia. I pari që ka folur është Milaimi, i cili tha se më së shumti ndikoi gabimi që bëri Edi. “Mendoj që Edi në fund ishte shumë real, vetja e vet, agresiviteti i vet. E kam parë gjithë mbrëmjen që ka qenë i stërngarkuar në aspektin psikologjik, ka qenë i pagjumë, e ka goditur gabimi që e ka bërë”, u shpreh Milaimi. Kurse Olta tha se goditja e fundit ndaj tij ishte nominini i hapur nga banorët. “Ai tregoi që i mbizotëroi sedra. Ai kërkoi falje, dhe duhet të vëresh, ishte i penduar, nuk mund të gjykosh një njeri të penduar. Goditja e fundit për mua ishte nominimi i hapur, gjithë banorët që e nomimuan, ai nuk duroi më”, ka thënë Olta. 01:17 – “Edi të don shumë”, Edi përshëndetet veçmas me Driloni dhe i lë disa porosi (VIDEO) Edi ka lënë shtëpinë në mënyrë vullnetare spektaklin e kësaj të hëne. Ai ka kërkuar që të largohet nga shtëpia pasi u shpreh se është lodhur psiqikisht. Pas përshëndetjes me banorët, ai veçmas e përshëndeti Drilonin, me të cilin ka kaluar më së shumti kohë që nga fillimi i rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova. Ai i kërkoi Drilonit që të vazhdojë lojën dhe të qëndrojë i fortë teksa u shpreh se ‘Edi të don shumë’. Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë. 01:14 – Edi lë shtëpinë! Edi është larguar nga shtëpia më e madhe në vend. Ai ka kërkuar largimin pak më herët, duke thënë se është lodhur psiqikisht. Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë: 01:08 – Edi kërkon largim të menjëhershëm nga shtëpia (VIDEO) Banori i BBVK 3, Edi ka kërkuar të largohet nga shtëpia. E situata paska u tensionua pas kësaj deklarate. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 01:04 – Lela, shpallet kapitene e javës Banorët janë ballafaquar me një sfidë të mundësuar nga Prince Caffe, për t’u shpallur kapiten i javës. Ata ishin nga tre persona, ku përballë do kishin blloqe druri – secili nga ta u mundua të ndërtojë një kull të lartë me vetëm një rend bllokash duke përdorur vetëm njërën dorë. Ajo që qëndroi kullën më të shpejtën pa u rrëzuar së paku 10 sekonda, ishte Lela, e cila u shpall kapitene e javës. Për më shumë detaje shikoni videon e mëposhtme: 01:01 – “Kë doni të shpëtoni?”, hapet televotimi në BBVK 3 (VIDEO) Arioni, Burimi, Driloni, Edi, Gresa, Pauli dhe Xuxi janë banorët e nominuar këtë javë. Televotimi është hapur me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, njofton Klankosova.tv. Për të kuptuar se kush kë e nominoi, shikoni videon e mëposhtme: 00:53 – Cilët janë të nominuarit e kësaj jave? (VIDEO) Pauli dhe Burimi kanë shkuar drejtpërdrejt në nominim, për shkak se u zgjodhën të papreferuarit e publikut. Ndërsa banorët dërguan në nominim Drilonin, Edin, Xuxin, Gresën dhe Arionin. Më poshtë gjeni se kush-kë nominoi: Burimi: Arioni dhe Driloni; Gresa: Edi dhe Driloni; Sara: Edi dhe Driloni; Xuxi: Drenusha dhe Driloni; Arion: Drenusha dhe Xheneta; Anisa: Arioni dhe Rovena; Drilon: Gresa dhe Lela; Edi: Gresa dhe Rovena; Xheneta: Arioni dhe Xuxi; Vullneti: Xuxi dhe Edi; Rovena: Edi dhe Driloni; Gjesti: Xuxi dhe Arioni; Leo: Driloni dhe Edi; Lela: Driloni dhe Edi; Drenusha: Gresa dhe Xuxi; Kevini: Gresa dhe Rovena; Paul: Xheneta dhe Lela. 00:48 – Publiku zgjedh të preferuarin dhe dy më pak të preferuarit (VIDEO) Publiku nëpërmjet televotimit të hapur në fillim të spektaklit ‘Prime’ ka votuar për të preferuarin nga banorët. Gresa është e preferuara e publikut në këtë pikë të lojës. Ndërsa dy më pak të preferuarit e publikut janë Pauli dhe Burimi të cilët shkojnë automatikisht në televotim. 00:47 – Sara është banorja që do të ketë imunitet – Olta tregon arsyet Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari e ka zgjedhur Sarën si banoren që do të ketë imunitet. “Imuniteti im shkon për një vajzë që është paragjykuar, imuniteti shkon për Sarën”, u shpreh Olta. Opnionistët Olta Gixhari dhe Milaim Zeka këtë të hënë kanë pasur të drejtë për t’i dhënë imuniteti një banorë – ai banorë do të jetë i pa nominueshëm nga të tjerët. 00:24 – Mbyllet televotimi për banorin e preferuar Është mbyllur televotimi për banorin e preferuar nga publiku. Kush janë dy më pak të preferuarit do të shkojnë drejtpërdrejt në nominim, transmeton Klankosova.tv. E sonte merret vesh kush është i preferuari i publikut. 00:22 – “Mos u huto”, sfida e buxhetit nga Artmotion çon ‘peshë’ shtëpinë (VIDEO) “Mos u huto”, ka qenë sfida e buxhetit për javën që lamë pas nga ArtMotion teksa të dy grupet arritën buxhetin prej 50 për qind. Banorët u testuan në memorizim, logjikë dhe aftësi bashkëpunimi. Loja u zhvillua në dy faza, të enjten dhe të premten, ku banorët vepruan në dy grupe të ndryshme. Kapitenët e grupeve janë Gresa dhe Edi, të përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre për të përmbushur detyrat. Në led, shiritat në dhomën e ndejës do të shfaqen për gjatë ditës së sotme, disa fjalë të cilat do të qëndrojnë për vetëm një minutë dhe banorët duhet t’i mbajnë në mend. Dy ekipet i kishin fjalët e ndryshme, ndërkaq gongu do të binte secilën herë që shfaqet diçka në ekran si lajmërim. Gongu ka dy tingëllima, ekipi i Gresës është huti, ndërkaq ekipi i Edit është ujku. Të gjitha fjalët që shfaqet gjatë ditës, e formulojnë një fjali, të cilën kapitenët e grupeve e kanë për detyrë ta thonë me renditje dhe të plotë, kur e kërkon “Vëllai i Madh”. Për të parë se si ia dolën banorët në sfidën, klikoni videon në linkun më poshtë. 00:20 – “Po të përcjellim nga Kili”, Kevini emocionohet nga lidhja direkte me familjarët Familja e Kevinit nga Kili e ka befasuar me një lidhje direkte. Baba i tha Kevinit që është krenar me paraqitjen që po bën brenda shtëpisë. “Ne jemi të lumtur, je në një vend special, është vendi i mamit tënd, ne si kilianë jemi shumë krenar që të shohim aty”, u shpreh babai i tij. Ky i fundit pati fjalë edhe për Anën, duke thënë që është simpatike dhe e bukur. Ata thanë që po e përcjellin Kevinin nga Kili. Ata i uruan që t’i shkon mbarë, teksa shtuan e gjitha familja është duke e përkrahur. 23:52 – “Babai im ka 12 fëmijë me 6 gra”, Kevini mes lotësh rrëfehet për jetën e tij (VIDEO) Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Kevini ia ka rrëfyer të gjitha “Vëllait të Madh”. Familja, padrejtësitë e jetës, ikja e babait nga jeta e tij, Kevini i tregon të gjitha në linjën e jetës, transmeton Klankosova.tv. “Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh Kevini. “Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini. Po ashtu ai tregon se babai i tij ka 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme. Tutje, Kevini rrëfen edhe rrugën e tij drejt muzikës, si nisi karriera e tij, dhe sa shumë e do këtë që bënë. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 23:51 – Nea Body Center ndihmon banorët e Big Brother të rikthejnë ekuilibrin trupor (VIDEO) Nea Body Center është vendi ku kujdesi dhe përkushtimi takohen për të ndihmuar klientët të arrijnë qëllimet e tyre shëndetësore. E duke qenë se ‘Nea Body Center’ tani gjendet si një partner i besueshëm brenda shtëpisë më të famshme në vend, banorët kanë vendosur të transformojë pamjen e tyre dhe të rikthejnë ekuilibrin trupor. Me programe të personalizuara, teknologji moderne dhe trajtime të avancuara, Nea Body Center kujdeset për çdo hap të procesit, duke garantuar që banorët të arrijnë rezultatet e dëshiruara në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë. 23:07 – A doli nga kontrolli prank-u i Anisës me Xhenetën? Klipi sqaron gjithçka (VIDEO) Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në vend. Ditë më parë dy banoret kanë thurur një plan që të vënë në lojë banorët e tjerë të shtëpisë. “Një ditë kur të jemi ul të gjithë bashkë e merr një gotë me ujë dhe ma kthen në kokë dhe thua se tani do t’i përjetosh senet që i ke bërë banorët të përjetojnë”, u shpreh Xheneta teksa menjëherë mori ‘aminin’ e Anisës. Por, megjithatë ‘prank-u’ i Xhenetës dhe Anisës duket se doli nga kontrolli dhe arriti cakun nga të dyja që ishte të trazojnë shtëpinë. Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë. 23:04 – Burimi: Vëllai i Madh na përcjell, ne nuk e dimë çfarë ndodh dhe nuk mund ta kritikojmë produksionin Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Burimi ka thënë se Vëllai i Madh i përcjell 24 orë dhe u tregon për padrejtësitë që bëhen ndaj tyre. Burimi thotë se nuk duhet të kritikohet produksioni. “Vetëm dua të them një gjë, që Vëllai i Madh dhe produksioni nëse ju po mendoni që po bëhet një gjë nuk bëhet, nëse e ka qit atë, e ka qit për arsye atë me tregu se po bëhet një lojë dhe shpëton prej lojës”, u shpreh Burimi. “Nëse bëhet diçka për mua, dhe nuk e marr vesh, Vëllai i madh është që tregon për padrejtësitë e mia dhe krejt banorëve. Vëllai i Madh na shikon të gjithëve”. 23:02 – Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i Anisës (VIDEO) Një prank i Anisës, bëri që të përplasen Gresa dhe Xheneta gjatë prajmit të sotëm. Ani pse ishte spektakli i natës, ato nuk i ndalën tonet e larta ndërmjet vete, transmeton Klankosova.tv. E në debatin e tyre u përfshi edhe Anisa. Shihni videon e mëposhtme për më shumë detaje: 22:58 – ‘Vëllai i Madh’ u jep fuqi opinionistëve – ata do t’i japin imunitet një banori (VIDEO) Opinionistët e spektaklit më të madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova, në ‘Prime’ kanë një detyrë. Olta Gixhari dhe Milaim Zeka këtë të hënë kanë të drejtë t’i dhënë imuniteti një banorë – ai banorë do të jetë i pa nominueshëm nga të tjerët. Të dy do të japin emrin e tyre të përbashkët pak para nominimeve. Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë. 22:57 – “Nuk e mbështes një burrë që e ulë një grua” – Olta sqaron deklaratën për Edin (VIDEO) Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari është sqaruar pas deklaratës të keqkuptuar për Edin. “Dua të sqarohem sepse aty jashtë kam dalë sikur kam mbrojtur Edin, të dashur teleshikues kthejeni dhe shikojeni, e thash që është e pafalshme ajo që ka bërë, fjala që ka thënë. Një mashkull ta kap në moral një femër nuk mund të ndodh, por ky spektakël që duhet të jep një mesazh, nuk mund ta gozhdojmë të gjithë Edin dhe ta çojmë në një gjendje psikologjike të rënduar psikologjike. Por nga kjo histori, desha të nxjerr diçka pozitive, sepse ai djalë kërkoi falje. Unë nuk mund të jem asesi pro një dhunuesi”, u shpreh Olta Gixhari, transmeton Klankosova.tv. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 22:31 – Hapet televotim për banorin e preferuar! Është hapur televotimi për banorin e preferuar. Dy më pak si të votuar si të preferuar do të shkojnë automatikisht në nominim. Televotimi do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë Prime. 22:28 – “Ti nuk je burrë”, Xuxi tregohet i ashpër me Edin (VIDEO) Pas prezantimit të klipit ku banorët u trazuan nga heqja e 10 mijë eurove nga çmimi i madh, pasi Sara donte të dëgjonte çka folën Edi dhe Driloni për të, debate të ashpra pati edhe gjatë Prime. Teksa Xuxi po arsyetohej për eskalimin e tij, për një moment ndërhyri Edi në fjalën e tij, transmeton Klankosova.tv. Por për këtë, Xuxit nuk i erdhi mirë. “Ti nuk je burrë”, i tha madje Xuxi, Edit. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 22:26 – Rovena: Shprehja doli nga goja e Edit, por Driloni duhej t’i reagonte shumë ashpër (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Rovena, ka reaguar sërish shumë ashpër ndaj Edit dhe Drilonit për fjalët ofenduese ndaj Sarës. Rovena u shpreh e indinjuar edhe me Drilonin pasi i njëjti sipas saj do duhej t’i reagonte shumë ashpër ndaj Edit. “Më ka ardhur shumë por shumë keq që ishte Sara pasi kurrë një fjalë e keqe nuk vije nga ajo. Më erdhi shumë turp që pashë atë klip dhe dy çunat që ne jemi krenuar që luanin boks e tregonin pamje të mira për rininë – por kanë një sjellje false dhe ofenduese për neve femrat”. “Shprehja doli nga goja e Edit, por Driloni më ka zhgënjyer se në vend që t’i drejtohej dhe ti thoshte turp për fjalën që ke thënë për Sarën, ai sërish qesh dhe nuk i interesonte fare”, u shpreh Rovena. 22:11 – Fyerjet ndaj Sarës trazuan shtëpinë: Del klipi me momentet më dramatike Është shfaqur klipi me momentet dramatike, pasi Sara hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon ku Edi dhe Driloni flisnin për të. Ky vendim i Sarës shkaktoi reagime të mëdha nga banorët, pasi i kërkuan llogari për këtë. Më poshtë mund ta ndiqni klipin e plotë: 22:00 – Dini i rreptë me banorët: Nesër dilni të gjithë, por me çfarë fytyre po doni me dalë? (VIDEO) Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti është treguar i ashpër me banorët pas prezantimit të klipit, ku Edi i thotë k*rv Sarës. Ai ishte i rreptë dhe me fjalë të prera, transmeton Klankosova.tv. “Ofendimet i keni bërë si kikirka në këtë Big Brother, skandaloz jeni, turp për juve, mua po më vjen turp, sepse kur është momenti për të reflektuar dhe për të folur, askush nuk flet, e pastaj e vazhdoni të njëjtën xhiro sikur s’është asgjë. Nesër dilni të gjithë, por me çfarë fytyre doni me dalë. Çfarë po prezantoni? Çfarë po përfaqësoni?”, u shpreh Hamiti. Shihni videon e mëposhtme për më shumë detaje: 22:00 – Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni Sara ka folur në lidhje me momentin kur pa klipin me fjalët fyese të Edit dhe Drilonit për të. Kjo thotë se nuk e priti këtë veprim nga Driloni. “U bëra akull, sepse e ndjeva që do të ishte për mua, por nuk e dija që do të ishte përfshirë Driloni”, u shpreh Sara. Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë: 21:53 – Fjalën fyese të Edit ndaj Sarës, Driloni thotë se nuk e ka dëgjuar (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara, pas prezantimit të klipit ku Edi e quan k*rv, ajo tha se u ndje keq pasi ishte i përfshirë Driloni, se nga Edi thotë se e ka pritur. E Driloni u arsyetua se këtë fjalë në momentin që ia ka thënë Edi, ai nuk e ka dëgjuar, transmeton Klankosova.tv. Por këtë arsyetim, banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në vend, nuk e pranuan. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme; 21:44 – Del klipi që trazoi shtëpinë, komentet fyese ndaj Sarës nga Edi dhe Driloni (VIDEO) Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit të madh 10 mijë euro në këmbim që të shihte se çfarë kanë thënë Edi dhe Driloni për të duke e ofenduar rëndë. Pasi dëgjoi klipin Sara u përballë me të dy banorët teksa edhe shtriu dorën e pajtimit. Për të parë krejt cka ndodhi, klikoni në videon në linkun më poshtë. 21:21 – Gjesti pretendon se u ngacmua nga Lela me prekje: Klipi sqaron gjithë dramën e krijuar Një përplasje ka ndodhur në mes Lelës dhe Gjestit. Ky i fundit ka thënë se është ndjerë i provokuar nga ajo, pasi e preku me këmbë. Kjo situatë e krijuar në mes tyre, ajo i tha atij “E ke fshirë me mua prej këtij momenti”. Më poshtë mund të ndiqni klipin e plot në lidhje me këtë: 21:18 – “Jo në një takim, për në 100 kemi me dalë”, i thotë Ana, Kevinit (VIDEO) Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët e bardha, e ky ‘look’, Anës i ka pëlqyer goxha shumë, transmeton Klankosova.tv. Pasi pak a shumë i tha kështu Kevinit nga studio, Kevini i bëri një pyetje interesante. “Pra kam një mundësi me ty, a mundemi me dalë në ‘date’ pasi dalë nga shtëpia?”, e pyeti kështu Kevini, Anën. “Jo një ‘date’, por në 100 kemi me dalë”, u shpreh Ana. Shihni videon e mëposhtme për më shumë detaje: 21:07 – “Prindërit e mi e duan shumë Kevinin”, thotë Ana (VIDEO) Ish-konkurrentja e shtëpisë më të madhe në vend, Ana ka bërë të ditur se prindërit e saj po e duan shumë Kevinin. E ky lajm vjen pas aludimeve që u bënë edhe brenda shtëpisë, se familja e saj nuk e duan Kevinin, transmeton Klankosova.tv. “Në fillim e kanë pasur shqetësimin si prindër, por po ju pëlqen shumë Kevini”, u shpreh Ana ndër të tjera. Shihni në videon e mëposhtme për më shumë detaje: Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij. Mos e humbisni këtë super ‘Prime’.