Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Komplotet për nominime, ‘Vëllai i Madh’ ndëshkon banorët – do të ngujohen në një kafaz (VIDEO)

NULL NULL
15.11.2024 21:02

01:26 – Komplotet për nominime, ‘Vëllai i Madh’ ndëshkon banorët – do të ngujohen në një kafaz (VIDEO)

‘Vëllai i Madh’ nuk ka lënë pa ndëshkuar banorët që planifikuan në mënyrë të fshehtë nominimet – gjë që është rreptësishtë e ndaluar.

Ata janë ndëshkuar duke u ngujuar në një kafaz në oborrin e shtëpisë deri në ditën e hënë që është edhe spektakli ‘Prime’ i ardhshëm.

Për 24 orë banorët kanë 3 katrona të gjelbër që në dispozicion kanë nga 15 minuta për nevojat e tyre.

Ushqyerja e tyre do të jetë në mëshirën e banorëve të tjerë.

Banorët që do të ngujohen në kafaz janë Driloni, Arioni, Diana, Vullneti, Gresa dhe Ana.


01:17 – Komplotet për nominime, ja si u bënë planet mes banorëve (VIDEO)

‘Vëllai i Madh’ vëzhgon me kujdes banorët 24 orë në 7 ditë të javës e në veçanti kur nga ta bëhen plane që janë të ndaluara brenda shtëpisë.

Kësisoj banorët mes vete në mënyrë të fshehtë kanë planifikuar nominimet.

Shumë nga ta këto ditë kanë bërë llogaritë e tyre bashkërisht se kë të dërgojnë në nominim.

Për të parë komplotin që bënë bashkërisht banorët, klikoni në videon në linkun më poshtë.


01:09 – Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK

Anisa Veseli, është banorja më e re në Big Brother VIP Kosova 3.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

01:03 – Mevlani: Nuk e prita këtë dalje, radhën e kishin disa banorë të tjerë para meje (VIDEO)

Mevlani është banori i radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.

Ai tha se nuk e ka pritur eliminimin, teksa shtoi se e ka merituar dikush tjetër para tij.

“Nuk e kisha pritur këtë dalje, kam menduar që do i shpëtoja këtij nominimi. Besoj se radhën e kishin disa banorë të tjerë para meje. Jam munduar të jap maksikumin, pastaj është publiku që jep verdiktin”, u shpreh Mevlani.

00:49 – Mevlani lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Mevlani është banori që ka lënë shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Eliminimi i tij erdhi pasi publiku nëpërmjet televotimit ka vendosur që menjëherë të ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Nga eliminimi i kësaj jave shpëtuan Gjesti, Xheneta, Lela, Ana, Leo dhe Gresa.


00:46 – Olta kritikon ashpër banorët për nivelin e darkës së të nominuarve!

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka kritikuar banorët për nivelin që pati darka e të nominuarëve.

“Dua të them që ishte një darkë e dështuar. Nuk dini fare ta menaxhoni”, u shpreh Olta.

Reagimin e saj të plotë mund ta shihni më poshtë:

00:31 – Mbyllet televotimi për të nominuarit e kësaj jave (VIDEO)

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, ka mbyllur zyrtarisht televotimin për banorët që janë në nominim.

Në nominim janë Gjesti, Xheneta, Lela, Leo, Ana, Mevlani dhe Gresa.

Njëra nga këta 7 banorë do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në vend.

Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë.


23:51 – Raporti i Dianës dhe Arionit që nga fillimi i rrugëtimit në BBVK 3 (VIDEO)

Diana dhe Arioni janë afruar shumë me njëri-tjetrin që nga fillimi i rrugëtimit në shou-n më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova 3.

Raporti i tyre që nga fillimi ka pasur tensione, debate, afrime e puthje pafund.

Atyre dhe banorëve të tjerë iu shfaq klipi me shumë nga momentet e tyre brenda shtëpisë.

Për të parë rrugëtimin e tyre deri tani, klikoni në videon në linkun më poshtë.


23:43 – “Ti je dorëzuar në Big Brother” – Rovena i thotë Oltes (VIDEO)

Rovena nuk ka pranuar këshillat e opinionistes së “Big Brother Vip Kosova 3”.

“Shumë faleminerit për mendimin tuaj. Olta do ta merrja këshillën tëndë por ti e dashur je dorëzuar në një Big Brother tjetër”, i tha Rovena.

Ndërkohë, Olta ia bëri me dije që “për djalin tim do të dorëzohesha edhe 10 mijë herë”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

23:40 – Përplasje mes Rovenës dhe Vullnetit edhe në prime, shkak motivi i njëjtë – familja

Vullneti dhe Rovena, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, duke u bërë temë shkak kujdesi ndaj prindërve.

“Ti ke ardhur t’i fyesh të gjithë, këta diasporën, dashuria, pse martoheni. Zotëri Vullnetit i duket që është shumë e shëmtuar të flasësh për prindërit”, iu drejtua Rovena, Vullneti.

Derisa ky i fundit pati një kundërpërgjigje ndaj saj, duke thënë “Sa patetike që është. Mënyra se si flet në mënyrë poetike”.

Reagimin e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

23:28 – Kujdesi për prindërit, del klipi i përplasjes së Vullnetit me Rovenën (VIDEO)

Gjatë kësaj jave, Vullneti dhe Rovena, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, kjo për shkak të kujdesit ndaj prindërve.

Vullneti u shpreh se kujdesi ndaj prindërve duhet treguar përtej fjalëve gjë që bëri që Rovena të shpërthejë në vaj.

Në spektaklin e ‘Prime’ banorëve iu shfaqë klipi me gjithë debatin se si ndodhi.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:04 – Xuxi i sjell lule Xhenetës dhe e përqafon, i premton se nuk do ta përsërisë kurrë atë

Xuxi i ka sjellur lule Xhenetës, teksa i ka dhënë një përqafim.

Ai i ka premtuar Xhenetës se nuk do t’i përsërisë më kurrë fjalët që i ka thënë për nënën e saj.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

23:00 – Xuxi përqafon Xhenetën e vëllain e saj pasi ia pranuan kërkimfaljen (VIDEO)

Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend.

Të dy ia pranuan kërkimfaljen Xuxit për deklaratat që kishte bërë për nënën dhe familjen e tyre.

Ky moment është duartrokitur shumë nga banorët e tjerë të shtëpisë.


23:00 – “Nuk ta kena borxh” – Vëllai i Xhenetës përballet me Xuxin, ja reagimi i tij!

Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha.

“Sikur e ka bërë nëna e Xhenetës edhe e jemja e ke bo edhe ti me cikë tënde pas 29 vjetëve. Të kish lut për shkak të moshës, sinqerisht mos vazhdo më nga ana e familjes, respekt luani maksimum, nuk ua kena borxh”, u shpreh Xhaferi, kundrejt Xuxit.

Ai pati fjalë të mira edhe për Xhenetën.

“Jam shumë krenar me ty, jam ardhur veç për ty, me lënë banalitetin anash, me vazhdu ashtu qysh ta nin zemra, krejt të kanë bërë të fala. Jemi krenar me ty krejt”, tha Xhaferi.

“Shumë mirë jemi, mua më ke pas gjithmonë deri në ditën e fundit”.

22:48 – Milaimi: Xuxi e ka historinë e njëjtë sikurse ajo me nënën e Xhenetës (VIDEO)

Opinonisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka ka komentuar videon që u publikua nga ajo që Xuxi tha për nënën Xhenetës.

Zeka iu drejtua Xuxit, duke i thënë që ai nuk do duhej ta thoshte atë gjë, pasi sipas tij, ka një histori të njëjtë.

“Xheneta me dashamirësi po të them, e para te unë dhe te mijëra, mijëra njerëz deri në Australi e gëzon respektin maksimal që ti e çmon një njeri që të ka rritur”, u shpreh Milaimi.

Xuxit po i them vetëm nga goja e jote s’do dilte kurrë kurrë, kurrë një akuzë kaq e rëndë, kur e ke një histori të rëndë që për hir të produksionit nuk po e them”.

“Ti e ke përjetuar të njëjtë gjë. Ke luajtur të njëjtin rol të nënës së Xhenetës, me vajzën tënde, nuk është dashur ti kurrë me thënë një gjë të tillë”.

22:30 – Xuxi: Nuk mund ta arsyetoj atë që kam thënë për Xhenetën, por kërkoj falje nga zemra! (VIDEO)

Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit.

Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës se “nëna e kishte lënë 1 vjeçe”, tha se nuk arsyetohet deklarata e tij.

“Edhe sonte ndihem keq, dhe kjo do të më përcjell në një kohë të gjatë. I kërkoj falje nga zemra Xhenetës, babës, familjes, dhe familjeve që kanë drama në jetë që janë prekë nga kjo ngjarje”, tha Xuxi.

Ndërkaq, ai falje për atë që i tha Xhenetës i kërkoi edhe gruas së tij.

“Kam dasht me i kërku falje, por s’kam dasht me qetësu sepse e kam ditë që është në situatë të keqe”, tha më tutje Xuxi.

Ndiqeni videon për më shumë:

22:29 – “E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë! (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e cila tregonte Xuxin duke e përmendur nënën e saj.

Kjo pasoi me reagime të mëdha brenda shtëpisë, me Xhenetën që ishte në lot pasi që pa videon.

Edhe Xuxi dukej se i kishte rënë pishman për fjalët që ai kishte thënë.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë se si rrodhi situata:

22:02 -Edi, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO)

Edi është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili deri tek objekti i shtëpisë erdhi me Online Taxi.

Në klipin prezentues ai bëri të ditur se ëshë biznismen dhe është 24-vjeçar.

Ndonëse banorët e shtëpisë u dukën të çuditur me hyrjen e tij, mirëpritje i bëri Burimi.

Për më shumë ndiqeni videon në vijim:

22:00 – Sonte i shtohen edhe 3 banorë të ri shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3

Tre banorë të rinj do të futen brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Kështu bëri të ditur prezantuesi Aluadin Hamiti.

Se kush do të jenë banorët e ri mbetet për t’u parë.

21:57 – Veprimi i ish të dashurës së Mevlanit, Zeka: Hakmarrja e saj është një pafytyrësi (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka komentuar reagimin e ish të dashurës së Mevlanit rreth lajmit se ai po bëhet baba.

Zeka e konsideron si egerësi e pafytyrësi hakmarrjen e saj për aq kohë sa e di se Mevlani po bëhet baba.

“Lidhja me ish-partneren fillim e mbarim ka qenë marketing dhe mendoj që nuk ka egërsi më të madhe dhe pafytyrësi më të madhe sesa një femër t’i hakmerret një mashkulli qoftë edhe për dy ditë që ka qenë në një jastëk me të në momentin kur e di se Mevlani po pret një fëmijë”, u shpreh Zeka.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

21:55- “Tentoi të më puthte, por i thashë se kam një tjetër” – Mevlani sqaron vizitën e ish-të dashurës (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani, ka sqaruar mesazhin e ish-të dashurës, Livia Brunga.

Kjo e fundit tha se është takuar me të pak para se të hynte në shtëpi.

Por Mevlani ka një sqarim në lidhje me këtë që ajo ka thënë, pasi ai zbuloi se është bërë baba.

“I trillon gjëra, tentonte të më puthte, unë i thash se kam një lidhje tjetër dhe më vjen keq”, u shpreh Mevlani.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

21:49 – Mevlani në ‘shok’, i shfaqet mesazhi i ish të dashurës – ja si reagoi! (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani gjatë Prime të kaluar zbuloi se do të bëhet baba për herë të parë.

Kjo shkaktoi reagime të mëdha brenda e jashtë shtëpisë.

Reagim pati edhe nga ish e dashura e Mevlanit, e mesazhi i saj iu lexua atij pastaj.

Se si reagoi Mevlani mund ta shihni në videon e mëposhtme:

21:48 – Mevlani për ish të dashurën: Ka tentuar të kthehet, por gjithçka ka mbaruar (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani, ka reaguar pasi pa reagimin e ish të dashurës së tij, Livia Brunga, për lajmin se do të bëhet baba.

Ai u shpreh se lidhjen me Orin e ka filluar 3-4 muaj pas ndarjes me Livia-n teksa për të njëjtën thotë se ka tentuar për ribashkim, gjë të cilën nuk e ka pranuar.

“Të jem i sinqertë e kam pritë këtë gjë, thjesht do të japë disa sqarime por nuk është se më intereson kjo histori më dhe kjo është mbyllur me muaj. Ne me Orin kemi që nga marsi ose prilli që kemi fillu me u njoft – pasi unë jam nda, njohja ime me Orin ka qenë 3-4 muaj pas ndarjes”.

Kemi pasur komunikime për arsye të ndryshme personale, por ajo e di mirë se çfarë gabimi ka bërë pas ndarjes tonë – ka tentuar për ribashkim dhe i kam thënë se kjo gjë ka mbaruar dhe nuk ndodhë më – pikë”, u shpreh Mevlani.

21:40 – Milaim Zeka për Lelen: “Nominimi e ka nxehur, tash doli në penallti!” (VIDEO)

Opinionisti Milaim Zeka ka përgëzuar Lelën për lojën që bëri këtë javë sa ishte në nominim.

“Lelën e ka nxe nominimi, e ka lu lojën fantazi. Herë lujke majtas, herë djathtas, herë në midis, tash është dal në penallti”, tha Zeka.

Ndiqeni videon për më shumë informacione:

21:36 – “Je bërë i mërzitshëm me Lelën” – Olta kritikon ashpër Drilonin! (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, i është drejtuar Drilonit që është bërë i mërzitshëm me historinë e Lelës.

“Mënyra si po e trajton historinë dhe sa gjatë po e flet për këtë histori je bërë i mërzitshëm, je gjithë kohën për Lelën, e kemi marr vesh që nuk e pëlqen Lelën, boll me këtë histori”, u shpreh Olta.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

21:30 – ‘Mësuese e keqe’, përplasje e ashpër mes Gresës dhe Drenushës në Prime (VIDEO)

Gresa dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën edhe në spektaklin ‘Prime’.

Të dyja u përplasën teksa po diskutohej ftohja e raportit mes Lelës dhe Anës.

Kësisoj, Drenusha e ka cilësuar Gresën si ‘mësuese të keqe’ të Anës.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:17 – Big Brother VIP Kosova 3, spektakli duke thyer rekorde – më shumë se 1.2 miliard shikime

Big Brother VIP Kosova 3, është duke thyer rekorde shikueshmërie.

Madje është bërë programi më i ndjekur në gjithë shqiptarinë.

Ky spektakël për 28 ditë, ka arritur më shumë se 1.2 miliard shikime.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:


Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 9-ti me radhë.

Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Sonte me urgjencë nga Suedia në Big Brother VIP Kosova do të vijë vëllai i Xhenetës – por a do të kërkojë ai që Xheneta të lë shtëpinë?

Po ashtu sonte në spektaklin ‘Prime’ do të vijë sërish gruaja e Mevlanit e cila ishte edhe në spektaklin e kaluar – çfarë do të sqarojë e çfarë ka për të thënë duhet të prisni edhe pak për ta marrë vesh.

Mos e humbisni këtë super ‘Prime’.

lajme të ngjashme