Lisa Presley varroset afër të birit dhe babait në Graceland NULL NULL 14.01.2023 09:58 14.01.2023 09:58 Lisa Marie Presle do të varroset afër babait dhe djalit të saj në pronën e familjes në Graceland, Tennessee, bën të ditur një përfaqësues i familjes. Këngëtarja Presley, e cila vdiq nga arresti kardiak në shtëpinë e saj, ishte 54 vjeçare. Ajo ishte edhe fëmiu i vetëm i “Mbretit të Rock’n’Rollit”, Elvis Presley. “Varri i Lisa Marie do të jetë afër Benit, birit të saj të dashur në Graceland”, tha përfaqësuesi i familjes. Djali i saj, Benjamin Keough, 27 vjeçar, bëri vetëvrasje në gusht të vitit 2020, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Në një ndër postimet e saj në rrjetet sociale, ajo ndau një ese që kishte shkruar për revistën People për përballjen e saj me mërzinë pas vdekjes së djalit. Presley la tre vajzat, Riley Keough, aktore, dhe binjaket Finley dhe Harper Lockwood, dhe nënën e saj, Priscilla.