Lindje në oqean me delfinin si mami NULL NULL 02.09.2015 15:53 02.09.2015 15:53 Shëruesja shpirtërore Dorina Rosin dhe burri i saj Maika Suneagle nga Hawaii janë duke planifikuar një lindje të ujit me një ndryshim . Çifti i cili është pjesë e dokumentarëve të lindjeve të jashtëzakonshme janë duke planifikuar që të kenë fëmijën e tyre në oqean, me ndihmën e një mamie e cili ndodhë të jetë një delfin. Dorina dhe Maika besojnë se kënga e delfinit ka veti të forta shëruese. “Në vitin 2011 dhe 2014 kam pasur privilegjin për të mësuar me delfinë të egër dhe të lirë dhe balena në Haëaii që më ka transformuar dhe më ka shëruar mua në një mënyrë shumë të thellë”, tha Dorina në blogun e saj, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se lindjet në oqean janë jashtëzakonisht të rrezikshme, jo vetëm për shkak se ju rrezikoheni nga peshkaqenët por edhe për shkak se delfinët janë të egër, dhe për këtë arsye janë krijesa të paparashikueshme. Por çifti nuk është lëkundur nga vendimi i tyre për të krijuar këtë lindje.