Limaj nga Malisheva: Nëndega e qytetit i tha fuqishëm ‘PO’ listës për Kosovën Fituese NULL NULL 16.01.2025 23:24 16.01.2025 23:24 Fatmir Limaj, kandidati për deputet i koalicionit Kosova Fituese, ka marrë pjesë në një tubim në Malishevë. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm “PO” listës për Kosovën Fituese. “Me një pritje entuziaste e madhështore nga përkrahësit tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin a madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitoren tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit”. “Kjo nëndegë, si përherë do të jetë promotore e fitores dhe vazhdimi të Veprave të mëdha, që i presin dhe meritojnë qytetarët tanë”, ka thënë Limaj. /Klankosova.tv