Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga Unike edhe në konkurrencën e femrave

NULL NULL
nga Jon Ajeti 17.06.2021 15:51

Drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe ata të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të mërkurën kanë zhvilluar një takim pune në Durrës.

Arsye e këtij takimi ishte vlerësimi i punëve të bëra në vitin e parë të Ligës Unike dhe bashkërendimi i aktiviteteve të radhës mes dy federatave respektive në edicionin e ri të garave të kësaj lige, njofton Klankosova.tv.

Të dyja federatat u dakorduan që për Ligën Unike të vazhdohet me përgatitjet për edicionin e ri të garave në konkurrencën e meshkujve me nga katër skuadra nga Shqipëria dhe katër nga Kosova.

Gjithashtu, palët u dakorduan që në edicionin 2021/22 të fillohet edhe me Ligën Unike në konkurrencën e femrave me pjesëmarrjen e tri skuadrave nga Shqipëria dhe tri nga Kosova.

Në këtë takim pune nga FSHB morën pjesë presidenti Avni Ponari dhe sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani, kurse nga FBK morën pjesë kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, si dhe drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

lajme të ngjashme