Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohet vozitësi si pasojë e një vetaksidenti në Bresalc të Gjilanit

NULL NULL
19.12.2024 10:14
Vetaksident në Bresalc - Foto nga lexues të Klankosova.tv
Vetaksident në Bresalc - Foto nga lexues të Klankosova.tv

Një vetaksident pas mesnate ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në fshatin Bresalc.

Si pasojë vozitësi ka pësuar lëndime të lehta, ku i njëjti pas trajtimit është liruar për në shtëpi.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një vetaksident trafiku ka ndodhë pas mesnate në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc komuna Gjilan. Policia e Kosovës njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se ka ndodhë një vetaksident ku një veturë me tabela vendore dyshohet se ka humbë drejtimin dhe është përplas jashtë rrugës. Me këtë rast vozitësi ka kërkuar ndihmë në spitalin rajonal dhe raportohet se ka pësuar lëndime të lehta dhe lirohet në shtëpi”, tha Hashani për Klankosova.tv.

Rasti po hetohet nga hetues të trafikut rajonal në Gjilan.

Për këtë vetaksident fillimisht në Klankosova.tv, kanë raportuar lexuesit e kësaj redaksie.

lajme të ngjashme