Lëndohen katër persona si pasojë e një vetaksidenti në Gjilan NULL NULL 25.08.2024 16:58 25.08.2024 16:58 Fotografi ilustruese e aksidentit. Një vetaksident është regjistruar mesditën e sotme në Ranillug të Gjilanit. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Kanun Veseli. Ndërkaq, si pasojë e këtij vetaksidenti, katër persona u lënduan. “Një vetaksident ka ndodhur sot me 25 gusht 2024 rreth orës 12:00 ne fshatin Crep komuna Ranillug . Në këtë rast veç dëmeve material në veturën që ka dalë jashtë rrugës janë lënduar lehtë katër persona”, tha Veseli në një përgjigje për Klankosova.tv. Njësia e trafikut rajonal janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij vet aksidenti.