LDK-ja e hap tubimin përmbyllës me Himnin Shtetëror, atë Dardan dhe një historik për Rugovën NULL NULL 08.02.2025 18:37 08.02.2025 18:37 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur tubimin përmbyllës me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnin dardan. Aktualisht, LDK-ja i ka stërmbushur sheshet e kryeqytetit për tubimin, siç e kanë quajtur ata, më të madh elektoral në vend. Pas himneve, LDK-ja para numrit të jashtëzakonshëm të qytetarëve shfaqi edhe një historik për presidentin Ibrahim Rugova.