LDK i mbyll diskutimet me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’ka më takime! NULL NULL 20.04.2026 12:24 20.04.2026 12:24 Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mes partisë që ai udhëheq, dhe kryeministrit Albin Kurti nuk do të ketë më takime sa i përket çështjes së presidentit. Para mediave, Abdixhiku tha se nuk ka kuptim që dy liderët të takohen më, kur 53 ditët në dispozicion i harxhuan pa gjetur zgjidhje, transmeton Klankosova.tv. “U dakorduam që të mos takohemi më, dhe s’kemi pse të takohemi sepse i harxhuam 53 ditë, s’patëm zgjidhje, prapë të takohemi edhe një herë e të flasim për president të Vetëvendosjes nuk ka kuptim. Prej këtij momenti, LDK-ja e konsideron të mbyllur këtë çështje”, u shpreh Abdixhiku. Kujtojmë se sot takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut për të gjetur një zgjidhje rreth presidentit, dështoi sërish. “Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së”, Abdixhiku zbulon detaje nga takimi S’ka marrëveshje për presidentin, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat