Largimi kolektiv i punëtorëve nga ‘Ferronikeli’ po trajtohet nga Inspektorati i Punës NULL NULL 06.11.2025 11:14 06.11.2025 11:14 Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli” ka marrë vendim për largimin e qindra punëtorëve nga puna. Sipas të dhënave që ka siguruar Klankosova.tv, thuhet se janë 358 të punësuar që janë prekur nga ky vendim. Lidhur me këtë, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se është duke trajtuar ankesën e njërit prej punëtorëve të kompanisë ”NewCo Ferronikeli”, i cili është ankuar për detyrimin e punëtorëve për të nënshkruar largimin nga puna. “Ju njoftojmë se me datë: 04.11.2025 kemi proceduar rastin për inspektim, në pajtim me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit./Klankosova.tv Ferronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi Flet punëtori i “Ferronikelit”: Nga e premtja, 200 punëtorë do mbesim pa punë “NewCo Ferronikeli” jep arsyet e largimit kolektiv të të punësuarve