Ky do të jetë kundërshtari i Ballkanit në raundin e tretë kualifikues në Conference League NULL NULL 28.07.2022 09:52 28.07.2022 09:52 Ballkani tashmë e di kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e tretë kualifikues të Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, do të ketë punë me atë nga Ishujt Faroe, Klaksvíkar Ítróttarfelag. Me këtë rast ka reaguar edhe klubi nga Suhareka. Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ndeshja e parë do të luhet më 4 gusht në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.