Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre NULL NULL 08.03.2025 19:04 08.03.2025 19:04 Kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjitha gratë e vendit festën e 8 Marsit. Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjitha gratë për kontributin në shtet e për shoqërinë. “Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë meritojnë lule por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre. Për nevojat e tyre jetësore që vijnë prej pabarazisë. Këtë e kemi parasysh që prej ditës së parë të Qeverisë dhe dështojmë vetëm nëse harrojmë”. “Rezultatet e Qeverisë sonë për barazinë gjinore asnjëherë nuk i themi me mburrje por me plot përgjegjësi e obligim. Jo vetëm të arriturat konkrete por pothuajse secili vendim në qeverisjen tonë merr parasysh se si e ndikon jetën e grave dhe vajzave në Kosovë”, ka shkruar Kurti. Ndër tjera, ai ka shtuar se barazia gjinore nuk ka përfunduar dhe as nuk është kryer. “Barazia është puna jonë e përditshme si qeveri. Si rezultate iu përkasin qytetareve të Republikës. Si procese janë shtyrë më së shumti prej grave”. “Faleminderit shumë të gjjthave për kontributin, që e bëni Kosovën çdo ditë më të mirë e më të suksesshme! Dhe faleminderit për frymëzimin! Në retrospektivë dhe në të tashmen. E shumë më shumë për të ardhmen”. /Klankosova.tv