Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 21:28 30.03.2023 21:28 Sonte, në edicionin e emisionit Rubikon në Klan Kosova, përballë Adriatik Kelmendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli rreth qeverisjes së tij dyvjeçare. Kurti tha se është e vështirë që përnjëherë të zvogëlohet migrimi i popullsisë. “Nuk mundemi që përnjëherë, madje as shpejt, që migrimin ta zvogëlojmë deri në masën që punësimi të jetë më i madh se ai”, tha Kurti. Ai theksoi se nuk i ndihmohet atyre që e kanë humbur shpresën duke iu thënë se e “kanë humbur shpresën”. “Nëse është dikush afër humbjes së shpresës se ka edhe të tillë, nuk ndihmon t’ju themi se po e humbin shpresën. Është e rëndësishme edhe ky aspekt. Në thelb të çështjes është mungesa e prodhimtarisë vendore, struktura e ekonomisë tek ne, e cila është bazuar shumë në import, konsum, në financa por jo në përpunim dhe prodhim. Dhe, vetëm tash më në fund kanë filluar të rriten eksportet dhe të hapen vendet e reja të punës”, tha ai/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023