Kur Xhevdet Peci rrëfente se si e kishte rrahur gjyqtarin (VIDEO) NULL NULL 09.05.2022 20:28 09.05.2022 20:28 Boksieri tashmë i ndjerë Xhevdet Peci, para gati dy vjetësh në emisionin Ora e Pasditës në Klan Kosova, pati rrëfyer për sportin që ai ushtronte. Ai madje pati specifikuar një rast kur e kishte rrahur gjyqtarin. Peci pati thënë se në momentin kur i ishte bërë e padrejtë gjatë luftës nga ana e gjyqtarit, ai kishte “eksploduar”. “Asnjë sportist nuk ka dëshirë ta përfundojë ashtu karrierën. Mirëpo, unë me një kundërshtar, të cilin e kisha mundur disa herë më herët. Dhe gjyqtari filloi ndaj meje, qortim publik në të parën, qortim publik në të dytin dhe të tretën pa kurrfarë arsye. Dhe eksplodova, m’u errësua e gjithë pamja, sepse e humbja titullin, e mua të më ndodhte ajo nuk ishte në rregull”. Ndiqeni nga minuta e 12 momentin kur ish-boksieri Xhevdet Peci rrëfente për përballjet e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin dhe ia grabitën 100 euro (VIDEO) 1 minutë më parë
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë