Kur klientët largohen lokali bëhet streh për qentë NULL NULL 22.12.2015 15:00 22.12.2015 15:00 Në Greqi shumë njerëz po i braktisin qentë e tyre sepse më nuk kanë kushte që t’i mbajnë. Por është një lokal që i mirëpret të gjithë qentë e braktisur, transmeton Klan Kosova. Është ky vendi, Hott Spott, që pasi mbyllet për klientë u hap dyert qenve që të kalojnë natën brenda. “Çdo natë kur lokali mbyllet, qentë hyjnë brenda për të fjetur”. “Për ne kjo gjë nuk paraqet asnjë problem, që nga korriku çdo natë lokali është i mbushur me qen”, u shpreh pronari, Esutratios Papanis.