Kuizi “Super mendjet” në “Orën e Pasdites” këtë javë përballi Blinin dhe Lumin NULL NULL 15.09.2023 19:39 15.09.2023 19:39 Formati i të premteve kthehet përsëri në emisionin “Ora e Pasdites”. Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë do të jetë sërish prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Super Mendjet”, çdo herë të ftuar do të jenë dy fëmijë, të cilët mes vete do të garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre. Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk do t’i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë të përfunduar, ata do të marrin shpërblime. Të premten e kësaj jave ishin Blini dhe Lumi, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin. Qëllimi i një hapësire mediale për mosha e tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit. Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë veten: