Kryesuesi i Fushë Kosovës, PDK votoi VV-istin: “Është më i mirë se Basha” (VIDEO) NULL NULL 04.12.2025 20:35 04.12.2025 20:35 Dimal Basha e Vlonjat Hasani, përveç që i takojnë partisë së njëjtë, nga sot e kanë edhe një të përbashkët. Të dy këta anëtarë të Vetëvendosjes, morën poste me ndihmën e votave të Partisë Demokratike të Kosovës. I pari si kryetar i Kuvendit të Kosovës, kurse tjetri i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës. Veç bashkëpartiakëve, për pozitën e kreut të legjislativit komunal, Hasanin e votuan edhe kryetari i Degës së PDK-së, Rrahim Tërnava, dhe asamblistët Ermal Dumani e Aida Alimi. Ndiqni kronikën për detaje: