Kryeprokurorja e Speciales përmend “harmonizim dënimesh” të Thaçit e Shalës (VIDEO) NULL NULL 10.09.2025 20:36 10.09.2025 20:36 Lartësinë e dënimit, burgimin me 13 vjet, ia përcaktoi më së shumti vrasja e paligjshme. Por, mos dhënia e ndihmës mjekësore një viktime të maltretuar, që çoi në vdekjen e tij, u vlerësua të mos ketë qenë qëllim vetëm i Pjetër Shalës, por i tërë Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale. Kështu, Prokuroria e Gjykata iu referohen anëtarëve të UÇK-së, që gjykohen në Dhomat e Specializuara, raporton Klan Kosova. Aktgjykimi i dytë që e konstaton këtë fakt, u bë shkas që Prokuroria të dorëzojë prova e fakte për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin edhe 4 muaj pas mbylljes së afatit të tyre. Ani se avokatët nuk duan që veprimet për të cilat është dënuar Shala t’u mveshen edhe katërshes, Prokuroria e parashikon edhe verdiktin dënues për ta për veprimet e “Ujkut”, teksa përmend harmonizimin e aktgjykimeve të këtyre dy rasteve. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së, urgjentisht ka kërkuar qasje në aktgjykimin e ri të Shalës, për të dorëzuar më pas 11 pika në bazë të të cilave nuk duan që faktet e gjykuara të pranohen edhe te rasti i tyre. Veçse Prokuroria ka një arsyetim për to. Kjo është lufta e fundit, Prokurori – Mbrojtje, për fakte të gjykuara për krime lufte, ngaqë paraprakisht janë pranuar të tilla edhe te katërshja, nga gjykimi i Salih Mustafës dhe Shalës në shkallë të parë. /Klankosova.tv